Kryesore

Misteri i vdekjes së policit në Shkodër, dyshimet se nuk ka qenë vetëvrasje





               Publikuar në : 11:07 - 04/05/18 |
mapo.al

Mbetet ende një enigme, vdekja e efektivit të policisë së Shkodrës i cili u gjet i vdekur në ujërat e Lumit Kir.


52-vjeçari, babi i 7 fëmijëve po shkonte në punë, kur është gjetur më pas i vdekur pranë Zallit të Kirit në Shkodër, edhe pse është ende e dyshimtë se çfarë kërkonte 52-vjeçari në këtë zonë.



Burime pranë policisë se Shkodrës, bëjnë me dije se dyshimet e para, lidhen me një vdekje natyrale të efektivit të policisë, Dedë Shkalla.


Sipas analizave dhe ekspertizës mjeko ligjore të bërë pas vdekjes së 52-vjeçarit, raportohet se shkak i vdekjes është bërë ataku kardiak.

Sipas dëshmive edhe të familjarëve të viktimës, Shkalla prej disa kohësh vuante prej problemeve shëndetësore, por grupi i ekspertizës një kampion të gjakut të 52-vjeçarit e kanë dërguar në laboratorin kriminalisitik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme.

52-vjeçari Dedë Shkalla, humbi jetën një ditë më parë rreth orës 14:00, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare për ngjarjen.


Etiketa: , , ,

Pas