Kronika

Misteri i shpërthimit me tritol në makinën e biznesmenit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 24/11/18 |
mapo.al

Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar për shpërthimin e eksplozivit në makinën e biznesmenit vlonjat Agron Alushaj, i cili mbeti i plagosur rëndë. Marrja e dëshmisë nga vete i lënduari është e pamundur për shkak te gjendjes shëndetësore. Policia ndërkohë ka marre ne pyetje punonjësit e lavazhit ku ndodhej mjeti para shpërthimit si dhe persona te tjerë qe mendohet se kane dijeni për ngjarjen.


Po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve aty pranë. Nuk dihet ende motivi i sulmit me eksploziv, por policia dyshon se ai lidhet me aktivitetin e Alushajt, i cili ka ne pronësi një gurore e po ashtu merret edhe me ndërtime.


Ndërkohë, familjaret e biznesmenit e kane sjelle atë ne Tiranë për trajtim me te specializuar.


Siç u raportua edhe ditën e djeshme, Agron Alushaj pësoi dëmtime të mëdha në gjymtyrë (ndonëse fillimisht u tha se ai i humbi gjymtyrët) ndërsa 48-vjeçari u transportua nga familjarët me ambulancë private nga drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar në orën 3 të mëngjesit. Biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por rrezikon gjymtyrët.


Ngjarja është shënuar dje në hyrje të qytetit, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt. Ky i fundit ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas