Ministri në detyrë

 

Nga Kastriot Dervishi

Rëndom po dëgjojmë kohët e fundit shprehjen “ministri në detyrë”. Nuk ka kuptim as nga ana gjuhësore dhe as nga ana juridike. Në rast se paska “ministër në detyrë”, duhet të ketë edhe “ministër jo në detyrë”. Ministri është veçse në detyrë. Ministër është ai që është emëruar me propozim të kryeministrit, dekret të presidentit dhe vendim të Kuvendit. Asnjë person tjetër nuk quhet dhe nuk ka cilësitë e ministrit.

Ka ministra dhe ish ministra. Kaq. Në rastin konkret, zëvendësministrit Genti Cakaj i është deleguar nga ministri ushtrimi i detyrave të ministrit. Pavarësisht kësaj, ai mbetet gjithnjë zëvendësministër, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, madje as në komisionet kuvendore të tij.

Akti i delegimit është për rastet kur ministri është me leje, është sëmurë, ose është në udhëtim. Në këto raste, në aktin e delegimit duhet të jenë të shënuara: kompetencat, financimi i detyrave, institucioni i ngarkuar me mbikëqyrjen, objekti e instrumentet e mbikëqyrjes; kriteret e ndërprerjes dhe mekanizmat për kryerjen e detyrave të deleguara, në rast të ndërprerjes së delegimit dhe datën e fillimit të ushtrimit kompetencave të deleguara.

Sipas nenit 29/3, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, “delegimi i kompetencave botohet në “Fletoren Zyrtare” ose në buletinet e njoftimeve publike”. Deri më sot, në asgjë buletin nuk është botuar akti i delegimit nga ministri te zëvendësministri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Taksa kosovare po dëmton ekonominë serbe

    Tatimi kosovar me 100% për produktet serbe po i shkakton...
Read More