Meta: Lërini populizmat me ndarje territori, program pune duhet të jenë vetëm shqetësimet e qytetarëve

 

Një ditë pasi kritikoi qeverinë për mënyrën se si po i qaset negociatave për ndarjen e detit me Greqinë, presidenti Ilir Meta vazhdon të ‘thumbojë’.

Kreu i shtetit priti në takim delegacionin e  Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga z.Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Gjatë këtij takimi, Meta i konsideroi “të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh”.

“Këto janë tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit.

Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve,” tha Meta.

Sipas presidentit, “prioritet në secilin vend, sundimin e ligjit dhe demokracisë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fotot e rralla të personave të famshëm që mund të mos i keni parë kurrë

  Të famshmit shpesh jemi mësuar t’i shohim në mjedise tepër të...
Read More