Mesazhet e reja, gjyqtari Çobo: S’duhet të pretendojmë idealen në këtë jetë makabër

shyqyri-coboZbardhen të tjera SMS nga lista e gjatë e mesazheve  filozofiko-erotike që gjyqtari Çobo i dërgonte gruas që kishte palë në procesin e divorcit që po gjykohej prej tij. “Miqësia shndërrohet në dashuri , ndërsa dashuria kurrë nuk kthehet në miqësi”. Më pëlqen doktrina sociale franceze se., Në jetë të tjera duam, të tjerë na duan dhe të tjera kemi”!

Një ditë pas pezullimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo, zbardhen mesazhe të tjera nga lista e gjatë e SMS-ve që ai i dërgonte një 32-vjeçareje në proces divorci.

Pasi i ka marrë numrin e telefonit me argumentin se do e ndihmonte me një avokat, gjyqtari ka nisur t’i dërgojë mesazhe që sipas prokurorisë konsiderohen si kërkesa për favore seksuale.

Edhe pse gruaja e kishte kuptuar qëllimin e gjyqtarit, ajo ka tentuar që me anë të një mesazhi t’i shprehë atij mirënjohjen dhe falenderimet për ndihmën që po i jepte, duke u shmangur nga qëllimi kryesor i bisedës që orientohej nga gjyqtari Çobo me SMS dhe telefonata.

Sipas prokurorisë janë të paktën 300 telefonata që gjyqtari i ka bërë gruas në proces divorci për një periudhë 3-mujore.

Shpesh ai kërkonte takime me të me argumentin se duhet të flisnin për çështjen gjyqësore, biseda që sipas tij nuk mund t’i bënin në telefon.

Në disa prej mesazheve që i dërgon 32-vjeçares gjyqtari flet për triumfin e saj në çështjen që ishte në process gjykimi, sigurisht me ndihmën e tij.

“Ende s’jam investuar në dobinë tuaj.. Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj-do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe..do të flasim!! Ok”, thuhet në një prej mesazheve që tashmë janë administruar si provë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Duke menduar se gjyqtari mund të ishte një i njohur i babait të saj, 32-vjeçarja e pyet atë nëse e njihte të atin, kjo edhe për të shmangur kërkesat e tij të vazhdueshme për lidhje intime.

Por përgjigja që ka marrë prej gjyqtarit ka qenë me përmbajtje fyese, pasi ai shkruan se komuniteti i fshatit ku banon kallëzuesja shfaq defiçencë në aspektin intelektual, ndërsa thotë se nuk e njeh babain e saj.

“Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “Komunitet “ që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T (babai i kallëzuese), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi do komunikojmë gjykoj…Si mendon?/ Ok??”, shkruan gjyqtari.

Kjo përgjigje e ka bindur gruan për qëllimet e gjyqtarit dhe më pas ajo ka refuzuar  çdo formë komunikimin me të, edhe pse gjyqtari vijonte t’i dërgonte mesazhe.

Refuzimi për të komunikuar kuptohet edhe nga përmbajtja e një tjetër mesazhi që gjyqtari i ka dërguar 32-vjeçares.

“Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që e njoh progres –kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!”, shkruan Çobo.

Ai ka insistuar vazhdimisht që të takohen dhe gruaja ka pranuar të takohet me gjyqtarin në një lokal pranë Gjykatës së Beratit nga frika se gjyqtari mund të jepte ndonjë vendim kundër saj.

Sipas hetimit rezulton se gruaja në proces divorci ka regjistruar të paktën tre biseda me gjyqtarin, përmbajtja e të cilave konsiderohet nga prokuroria si kërkesë për favore seksuale në këmbim të vendimit pro 32-vjeçares.

Pas njërit prej takimeve, gjyqtari i ka dërguar shtetases I. T. këtë mesazh: “Unë konstatova se –“sharmi yt fëmëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar.. do më falësh 100 herë por “modestia “e tepruar është veti e njeriut “Naiv” (budalla)..për atë performancë që ke duhet të ndjehesh krenare! Ok?”

Kjo histori ka vijuar për tre muaj me radhë derisa gruaja është detyruar ta kallëzojë atë në polici.

Çështja më pas iu përcoll Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila dy ditë më pas i kërkoi gjykatës pezullimin nga detyra të gjyqtarit Shyqyri Çobo si i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv nëpërmjet kërkesave për favore seksuale.

Pjesa e dytë e mesazheve që gjyqtari i dërgoi 32-vjeçares

  1. Ende s’jam investuar në dobinë tuaj.. Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj-do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe..do të flasim!! Ok.
  2. Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “Komunitet “ që në aspektin intelektual demostrojnë DEFICENCSË!!! Shtetas të quajtur Y.T (babai i kallëzuese), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se njoh … Gjithsesi do komunikojmë gjykoj…Si mendon?/ Ok??
  3. Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që e njoh progres –kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!
  4. Kurani shprehet se ‘Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!
  5. Unë konstatova se –“sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar.. do më falësh 100 herë por “modestia “e tepruar është veti e njeriut “Naiv” (budalla)..për atë performancë që ke duhet të ndjehesh krenare! Ok?
  6. Mos injoro CV-in tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehine se …”Miqësia shndërrohet në dashuri , ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?
  7. Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se., Në jetë të tjera duam, të tjerë na duan dhe të tjera kemi”!
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ermonela Jaho fiton Çmimin Ndërkombëtar të Operës

Triumfi i Ermonela Jahos në Çmimet Ndërkombëtare të Operës i ka dhuruar...
Read More