Merkel nxit Putin të ndihmojë për konfliktin në lindje të Ukrainës

Bundeskanzlerin und CDU-Bundesvorsitzende Angela Merkel fasst am 23.09.2013 in Berlin bei der Pressekonferenz der CDU nach der Bundestagswahl an ihre Halskette. Merkel wurde zuvor gefragt, ob die schwarz grüne Farbkombination der Kette bewusst gewählt wurde. Foto: Michael Kappeler/dpa

Liderja gjermane Angela Merkel nxiti sot presidentin rus Vladimir Putin në një telefonatë, të ndihmojë në shuarjen e konfliktit në lindje të Ukrainës, dhe të dy ranë dakord të shtojnë përpjekjet për respektimin e armëpushimit, njoftonte qeveria gjermane.

Ushtria e Ukrainës dhe forcat pro-ruse po fajësojnë njëra-tjetrën për rindezjen e fundit të përplasjeve, në konfliktin ku që prej nisjes në prill 2014 janë vrarë rreth 10 000 njerëz.

“Kancelarja gjermane dhe presidenti rus ranë dakord të shtojnë përpjekjet për armëpushimin dhe i kërkuan ministrave të jashtëm të ndjekin nga afër situatën,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande janë përpjekur prej kohësh për zgjidhjen e konfliktit por armëpushimi dy-vjeçar i arritur në Minsk ka bllokuar dy palët në ngërç.

Ndërsa Kremlini, në përshkrimin e tyre të telefonatës Merkel-Putin, tha se ishin ngritur shqetësime të thella për përshkallëzimin e situatës dhe humbjen e jetëve njerëzore.

Shkruar Nga
More from Revista User

David Beckham në përvjetorin e UNICEF në New York

Ai njihet si futbollist dhe për karierën muzikore të të birit, por...
Read More