Meghan Markle kthehet në”Suits”? Ofertë milionere për pak minuta

Bosët e NBC Universal, producente e serive televizive amerikane ‘Suits’ duan sërish Meghan Markle në filmin e tyre.

Sipas zërave të shkruara në ‘Mirror’ anglez Dukesha e Sussex mund të shfaqet në një pjesë të serive, që e kanë bërë të famshme në Amerike, në një sekuencë prej pak minutash.

Oferta është milionere dhe do t’i jepet një shoqate bamirësie ku dukesha bën pjesë. Edhe barku shtatzënë i Meghan nuk do ishte fare problem shkruan gazeta.

Në seritë televizive në fakt Meghan interpretonte personazhin e Rachel Zane, që, në shfaqjen e saj të fundit, përpara se artistja të fejohej me Harry, u martua me Mike Ross.

Pra asgjë si pengon producentët të bëjnë Rachelën të kthehet… shtatzënë dhe e lumtur me jetën e saj të re, si një grua e martuar, ekzaktësisht si dukesha.
Pak minutat që janë parashikuar në skenë do të xhirohen në Angli dhe duhen vetëm pak ditë, duke mos i marrë kështu shumë kohë dukeshës së bukur.

Por pavarësisht atyre që thuhen nuk ka akoma një konfirmim që lajmi është i vërtetë dhe që Meghan ka pranuar ofertën milionere, duke e bërë Markle të thyejë sërish protokollin mbretëror nëse kjo gjë do të realizohet.

Sigurisht që kthimi i saj në seritë televizive do të kishte një efekt të pabesueshëm, duke marrë parasysh episodin e fundit ku shfaqet Rachel, 24 ditë përpara martesës mbretërore, ku operacionet e marketingut ishin shumë fitimprurëse, por kjo gjë mund të mos jetë aspak e mirëpritur nga oborri mbretëror anglez. Vetëm pjesëmarrja e saj për një kauzë të mirë, mund të shpëtojë dukeshën për t’u rikthyer në skenën e filmit.

 
C_2_fotogallery_3094320_0_image-1
C_2_fotogallery_3094320_1_imageC_2_fotogallery_3094320_2_imageC_2_fotogallery_3094320_3_imageC_2_fotogallery_3094320_4_imageC_2_fotogallery_3094320_5_imageC_2_fotogallery_3094320_6_imageC_2_fotogallery_3094320_7_imageC_2_fotogallery_3094320_8_imageC_2_fotogallery_3094320_9_imageC_2_fotogallery_3094320_10_imageC_2_fotogallery_3094320_11_imageC_2_fotogallery_3094320_12_imageC_2_fotogallery_3094320_13_imageC_2_fotogallery_3094320_15_imageC_2_fotogallery_3094320_16_imageC_2_fotogallery_3094320_17_imageC_2_fotogallery_3094320_21_image
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi për ditën e martë, 26 mars 2019

Ky është horoskopi për ditën e martë, 26 mars 2019. Njihuni me...
Read More