Matteo Salvini fotografohet me të dashurën e tij të re në kinema

 

Zëvendës kryeministri dhe njëherazi ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka dalë hapur në publik së bashku me të dashurën e tij të re Francesca Verdini në promovimin e filmit “Dumbo” në kinemanë “Space” të Romës.

Vajza e ish-parlamentarit Denis Verdini kishte veshur një fund të zi të shkurtër, teksa flokët i kishte të lëshuara mbi shpatullat e saj. Të dy u fotografuan duke buzëqeshur, teksa mbërritën dorë për dore.

Matteo dhe Francesca janë parë më parë sëbashku në një restorant pranë Montecitorio-s. Mirëpo deri në këtë dalje të tyre publike, aludimet rreth një lidhjeje dashurie midis tyre ende nuk ishin konfirmuar.

teo-7teo-5teo-4teo-3teo-1
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Fjala e plotë e Saimir Tahirit: Nuk do i kisha lënë rrënjë e dhëmballë pa i përplasur…

    Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, doli sot për të thënë...
Read More