Masa e sigurisë për 23-vjeçarin që vrau shokun në Vlorë

1842551

Autori i vrasjes së Fabjon Veizaj  dhe bashkëpunëtori i tij do të dalin sot para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

23-vjeçari, Marjo Ribaj dhe Endri Pango, 28 vjeç, kanë mbërritur në gjykatën e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 11 nëntorit në fshatin Vranisht të Vlorës, ku Fabjon Veizaj gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima dhe autori ishin shokë.

Arrestimi i Marjo Ribajt u bë brenda 10 orëve nga krimi, teksa po tentonte ti largohej policisë.

Së bashku me të në pranga përfundoi edhe Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë, si bashkëpunëtor për përkrahje në kryerjen e krimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ministri Xhafaj takim me homologun francez

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë,...
Read More