fbpx

Kronika

Martesat gej, një nënë e dëbuar nga djali dhe një ‘thumb’ nga Lolita





               Publikuar në : 10:40 - 26/05/16 |
mapo.al


Ndërkohë që qeveria i ka hapur dritën jeshile martesave mes homoseksualëve, familja shqiptare duket se vuan edhe nga probleme të tjera.



Një e moshuar, 80 vjeç, ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” për të denoncuar problemin e saj.


Të moshuarën Pashke Ndrelala, e ka nxjerrë nusja nga shtëpia.

E pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, e moshuara ka thënë se “djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia”.

Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.

Në përgjigje të kësaj videoja, faqja Lolita në FB shkruan: “Sa e trishtë kjo video. Nuk e di ça dreqin po ndodh me njerëzimin. Disa mbajnë qen e mace në shtëpi, i ushqejnë, ju falin dashuri. Disa mbajnë dashnoret me para e gjithë të mirat. Disa të tjerë nuk mbajnë as atë që ju ka bërë kokën!”



Pas