Mandy Moore nderohet me yll Hollywood-i

 

Mandy Moore është nderuar ditën e djeshme me yllin e famës në “Hollywood”, për kontributin e saj prej dy dekadash në muzikë, film dhe televizion.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit ka marrë pjesë edhe aktori Shane West, i cili luajti sëbashku me të filmin romantik “A walk to remember” në vitin 2002.

“Jo vetëm që ai film ishte një përvojë e mrekullueshme në çdo mënyrë, por më dha mundësinë të njihja këtë grua fantastike”, u shpreh fillimisht ai.

Mandy, ti je një absolutisht një perlë , buzëqeshja jote është absolutisht qesharake. Seriozisht, është qesharake dhe ndriçon dhomën kur ecën, energjia jote është e parezistueshme. Nuk mund të isha më krenar për ty, nuk mund të isha më i lumtur për ty. Të dua”, vijoi West.

Më tej, Mandy ka ndarë me fansat e saj një foto të të dy aktorëve, realizuar përpara 17 viteve, ku shfaqen të përqafuar. Pas mbajtjes së ceremonisë, aktorja e ëmbël e ka falenderuar kolegun e saj për fjalët e thëna. 

“E falenderoj Shane West për fjalimin e tij të ëmbël në këtë ditë të veçantë, të cilën unë nuk do ta harroj kurrë. Ishte një shëtitje e (famshme) për t’u kujtuar”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Instagram”.

11454020-6849775-_We_couldn_t_have_been_more_opposite_when_we_met_I_was_busy_wear-m-55_155356212057011454016-6849775-image-m-50_155356021471911454012-6849775-image-m-46_1553560173307
Shkruar Nga
More from Redaksia

U mori biznesmenëve 3 mln €, dënohet me 10 vite Olesia Duka

  Stomatologia Olesia Duka dënohet me 10 vite burg. Është ky vendimi...
Read More