Madonna i thotë lamtumirë Portugalisë: Vend mosmirënjohës!

Madonna ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Portugalia. Këngëtarja 60-vjeçare, e cila ka jetuar në një vilë të mrekullueshme të shekullit të XIX që nga vera e vitit 2017 në një fshat disa kilometra larg Lisbonës, e ka marrë këtë vendim për shkak të sjelljes së vrazhdë të kryebashkiakut Basilio Horta.

Ky i fundit i ka mohuar artistes lejen për të xhiruar një video në pallatin “Quinta Nova da Assunção”, objekt ky i shekullit të XVIII. Artistja kishte parashikuar që të xhironte në të videoklipin e këngës më të re, “Indian Summer”, hipur mbi një kalë.

Sipas gazetës lokale “Expresso”, kryetari i bashkisë i është përgjigjur Madonnës se: “Ka gjëra që nuk mund të blihen. Hyrja në ndërtesë nuk ka kuptim. Madonna është një artiste, por ndërtesa i takon të gjithëve dhe nuk duhet të dëmtohet.”

Madonna, e cila u transferua në Lisbonë për të lejuar aktivizimin e djalit të saj David me Akademinë e Klubeve të Futbollit të Benfikës, duket se e ka marrë keq refuzimin.

“Unë kam dhënë kaq shumë për Portugalinë dhe kur kërkova një nder të thjeshtë, sepse dua t’ia tregoj atë gjithë botës, më është thënë jo”, është shprehur ajo sipas gazetës “Correio da Manh”.

Madonna, sipas raportimeve mediatike, tashmë ka bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë në Lisbonë dhe do të kthehet në SHBA.

***********************

Mbretëresha e muzikës pop Madonna ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një fjalimi që mbajti kohe me pare në marshin e grave kundër Trump.

Megjithatë përveç aktiviteteve të saj, Madonna ka dëshmuar se ajo padyshim gjen kohë edhe për të lexuar.

Por ndonëse ka ndarë dy prej librave të saj me publikun përmes një fotografie në Instagram, ylli i tokës së famës ka dhënë dhe disa këshilla përmes mbishkrimeve të tyre.

‘’Mbani mendje të mprehtë dhe mbani shpirtin të gjallë’’ është shprehur Madonna duke iu referuar dy librave të saj të cilët njëri i takon James Baldwin ‘’The devil finds work’’ dhe ‘’Sapiens a brief history of humankind’’ të Yuval Noah Harari.

“Nuk ka rëndësi kush je, nuk ka rëndësi çfarë ke bërë, nuk ka rëndësi se nga vjen, ti gjithmonë mund të ndryshosh, të bëhesh një version më i mirë i vetes.” – ka thënë ajo.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njerëzit e El Chapo-s: Shumicën e drogës e fusim në rrugë ‘ligjore’

    Presidenti amerikan, Donald Trump synon ndërtimin e një muri për...
Read More