fbpx

Kronika

Luftë me kallash në Vlorë: Prokuroria zbardh vrasjen e 22-vjeçarit





               Publikuar në : 11:21 - 15/11/16 |
mapo.al

vrasja ne vloreProkuroria zbardh vrasjen e shtetasit Fabion Veizaj në fshatin Vranishtë të Vlorës, i cili u qëllua për vdekje nga Marjo Ribaj pas një konflikti për paratë e një automjeti që autori i kishte shitur viktimës. Alibia e të dyshuarit: U kundërpërgjigja pasi Veizaj më qëlloi disa herë me automatik


Të premten e javës së shkuar një 22-vjeçar u qëllua me breshëri automatiku në fshatin e tij të lindjes pas konfliktit me një bashkëmoshatar.



Fabion Veizaj u vra pasi nuk i kishte paguar paratë e një automjeti shtetasit Marjo Ribaj, i cili është i arrestuari kryesor për këtë ngjarje.


Tre ditë pas vrasjes, Prokuroria e Vlorës ka zbardhur detajet e krimit të rëndë duke konfirmuar se gjithçka ka ndodhur pas shitjes së makinës dhe mosdhënies së parave nga viktima.

Rreth orës 11:30 të së premtes, Marjo Ribaj ka qëlluar me breshëri automatiku bashkëfshatarin e tij Fabion Veizaj.

Ata të dy kanë patur njohje të mëparshme mes tyre edhe për faktin se në shtator të këtij viti, Ribaj i ka shitur një automjet Veizajt, për të cilin nuk ishte paguar ende.

“Më datë 10.11.2016. në mbrëmje, Mario i ka telefonuar Fabionit, duke i kërkuar shlyerjen e detyrimit për blerjen e makinës, por ai i është përgjigjur ashpër, duke i thënë se lekët i kishte por nuk donte t`ia jepte, përgjigje pas të cilës Marjo i ka thënë se do shkonte t`i merrte makinën”, thotë prokuroria.

Një ditë më pas, i dyshuari si autor i krimit bashkë me shokun e tij Endri Pango janë nisur me një automjet tip “Fiat” me targa italiane në drejtim të fshatit Vranisht për të takuar 22-vjeçarin Fabion Veizaj.

Në pjesën e pasme të sediljes së makinës, shtetasi Mario Ribaj, mbante një armë zjarri automatike. Sapo kanë mbërritur në banesën e Veizajt, fillimisht kanë komunikuar me vëllanë e tij dhe më pas ka mbërritur Fabjoni.

Pas një debati mes tyre, i dyshuari si autor i vrasjes është larguar në drejtim të automjetit bashkë me shokun e tij dhe janë nisur, por Ribaj i ka dalë përpara makinës duke i penguar të largohen.

Në këtë moment Ribaj, ka marrë armën e zjarrit automatike që mbante në automjet dhe duke drejtuar automjetin me dorën e djathtë, ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij, në drejtim të shtetasve Fabjon Veizaj dhe Klaus Veizaj, të cilët janë ndodhur vetëm disa metra më larg, duke shkaktuar vrasjen e shtetasit Fabjon Veiziaj.

Më pas ata janë larguar, në drejtim të një pylli të vogël ku kanë fshehur dhe armën e krimit në një shkurre.

Por i dyshuari si autor i vrasjes, i pyetur nga policia është mbrojtur duke thënë se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ai thotë se Veizajt i ka shitur automjetin “Opel Frontera”, model i vjetër, pa targa, me ngjyrë vishnjë, në shumën e një milion e dyqind mijë lekëve.

Ai ka kontaktuar disa herë me Fabjon Veizajn por në bisedën e fundit ka marrë përgjigje negative nga i ai dhe të nesërmen ka shkuar në banesën e tij.

“Në oborrin e banesës ndodhej vëllai i Fabionit, shtetasi Klaus Veizaj, të cilit i ka kërkuar se ku ndodhej Fabioni. Ai e ka marrë në telefon dhe pas rreth 10 minutash ka ardhur Fabjoni. Sipas të dyshuarit, Fabjoni nuk u ka folur fare, por është futur direkt në banesën e tij, dhe pas pak ka dalë nga dera kryesore e banesës me një armë zjarri automatike në dorë të drejtuar prej Marjo dhe Endrit, dhe pasi i ka sharë ka gjuajtur 2 herë në tokë në drejtim të tyre”, thotë prokuroria.

Në këtë kohë Marjo dhe shoku i tij janë futur tek automjeti i tyre për të ikur, kanë ndezur makinën, por Fabjoni u ka dalë para makinës me automatikun drejtuar nga xhami i përparmë i saj dhe ka goditur kofanon e makinës me tytën e automatikut disa here.

Marjo ka nisur makinën, ka ikur rreth 10-15 m, ka dëgjuar të shtëna arme zjarri që vinin në drejtimin e makinës, dhe në ecje e sipër shpjegon të ketë nxjerrë nga thesi armën automatike që kishte me vete dhe me dorën e djathtë ka qëlluar 4- 5 herë, por pa menduar drejtimin se ku po qëllonte.



CLOSE
CLOSE
Pas