fbpx

Kryesore

Lufta ndaj korrupsionit, PD “fton” LSI





               Publikuar në : 09:44 - 03/06/16 |
mapo.al

Basha dhe ManjaniFondacioni për Liri dhe Demokraci, i ngritur nga PD-ja, ka ftuar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, në konferencën: “Korrupsioni dhe transparenca: Një model për Shqipërinë”.


Partia Demokratike “fton” LSI-në në përpjekjet e saj për të shkëmbyer modele nga vende të ndryshme të botës, se si duhet luftuar korrupsioni apo edhe kërkesa për një drejtësi të pavarur.



Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD), i ngritur nga PD-ja, në bashkëpunim dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar, ka ftuar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, në konferencën: “Korrupsioni dhe transparenca: Një model për Shqipërinë”.


Në ftesën e shpërndarë nga fondacioni që drejtohet nga Akil Kraja janë përcaktuar edhe folësit, ku një ndër ta pritet të jetë edhe Ylli Manjani.

Takimi me ekspertë dhe përfaqësues politikë nga brenda dhe jashtë vendit, është cilësuar nga fondacioni si një mundësi unike për të shkëmbyer modelet dhe strategjitë nga vende të ndryshme të rajonit, në mënyrën sesi ato kanë promovuar luftën ndaj korrupsionit, transparencën publike dhe një sistem drejtësie të pavarur.

“…Në realitet, vetëm 1 në 5 qytetarë ka dijeni mbi propozimet e Reformës në Drejtësi. Në thelb, përqindja jashtëzakonisht shumë e lartë e dakordësinë ndaj reformës, pavarësisht nivelit të ulët të informacionit mbi përmbajtjen e saj, kanë një përcaktues të përbashkët: qytetarët shqiptarë kërkojnë t’i japin fund korrupsionit në Shqipëri…”, thuhet ndër të tjera në ftesën hyrëse.

Sipas fondacionit, një informacion i plotë, i gjithanshëm dhe i aksesueshëm, e bën qytetarin të jetë më pranë vendimmarrjes, dhe në rastin ideal, pjesë të tij.

Për më shumë detaje, Fondacioni për Liri dhe Demokraci po organizon edhe modalitetet përkatëse, ku i ftuar për herë të parë do të jetë edhe një përfaqësues i qeverisë, ministri i Drejtësisë.

Së fundmi, ministri Manjani ka kërkuar nga prokuroria hetim të shpejtë dhe në të gjitha nivelet, të korrupsionit.



Pas