Lorik Cana: “Flas 8 gjuhë, dikur Don Zhuan….”

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka rrëfyer në një intervistë për “My Living” pasionet e tij si dhe detaje nga jeta personale.

Ai ka zbuluar se krahas dëshirës për të mësuar për historinë e vendit, ka qenë dikur tmerrësisht i dhënë pas sportit automobilistik. Më tej, Cana ka pranuar se në të kaluarën ka qenë një don zhuan i tmerrshëm.

“Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave.

Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua më ka pëlqyer shumë sporti automobilistik.

Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi. Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri në 350 km/h”, ka rrëfyer fillimisht ai.

“Nga gjuhët që flas mirë; anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu.

Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur.

Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten”, ka treguar ai në vazhdimësi të intervistës.

Ndërsa pyetjes nëse mund ta konsideronte veten dikur si një futbollist don zhuan, Loriku i është përgjigjur: “Pikërisht ashtu, me një D të madhe dhe me një Zh të madhe”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ornela Vorpsi: Si i rivendosa kontaktet me babain pasi doli nga burgu

  Gjithçka ka lënë në fillimet e viteve “90 në Tiranë, duket...
Read More

More Stories