“Lindi Princi”, zbulohen fotot e rralla të Leka Zogut foshnje

 
Nga Aurenc Bebja

Me rastin e ditëlindjes (5 prill 1939) Leka Zogut, mbretit të shqiptarëve, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar pesë fotografi të rralla, të botuara në shtypin francez të vitit 1939.

 

 

 

“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar. “Dasma, e 27 prillit të vitit të kaluar, e mbretit Zog të Shqipërisë dhe konteshës hungareze Geraldinë Apponyi ishte kurorëzimi i një romani dashurie me shumë pak protokoll. Thuhet se sovrani e pa, për herë të parë në një dyqan, atë që ai do të donte.

Ajo ishte brune, e mrekullueshme, e veshur me një kostum të gjelbër dhe një triko jakë të mbyllur. Mbreti Zog e mori vesh shpejt se ajo ishte e lirë, shumë e re dhe shumë e kërkuar në sallonet e Budapestit. Geraldina e Shqipërisë është një sovrane e dashur nga populli i saj. Ja, këtë mëngjes, një nënë e re, i cila synon të ngrejë rreth saj brohoritjet”.


Shkrimi i botuar në “Paris-soir”

Edhe “Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar. “Mbretëresha e re, Geraldina e Shqipërisë, lindi një djalë, në Tiranë, në orën 3 e 30 të mëngjesit. Një breshëri prej njëqind e një gjuajtjesh me top njoftoi ngjarjen tek populli shqiptar, i cili brohoriste për mbretin Zog, mbretëreshën Geraldinë dhe princin e ri të kurorës. Zjarre gëzimi u ndezën në majë të maleve dhe festimet do të vazhdojnë për tri ditë.

Në lidhje me karakterin e edukimit që do të marrë princi i kurorës, nuk ka asnjë informacion. Asnjë prift katolik nuk mori pjesë në dasmën mbretërore në Tiranë një vit më parë. Ceremonia ishte thjesht civile. Mbretëresha Geraldinë, e cila është katolike, nuk u martua me ceremoni fetare me mbretin Zog, i cili është musliman. Ai synon të tregojë tolerancën më të madhe, veçanërisht pasi ekzistojnë në këtë vend fiset katolike “Mirditorët”, të cilët jetojnë në marrëdhënie të mira me fiset muslimane. Mbretëresha Geraldinë nuk është tjetër veçse kontesha Geraldinë Apponyi, mbesa (në fakt vajza) e kontit Apponyi, ish-shambellanit të oborrit mbretëror të Franz-Jozefit. Ajo është njëzet e tre vjeç, ndërsa mbreti Zog është dyzet e tre vjeç”.


Shkrimi i botuar “Le Petit Parisien”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Deklarata e fortë e Çanit për ‘trazira në Ballkan’: Po përgatitemi për luftë?

  Negociatat me Greqinë dhe idetë e diskutuara së fundmi për shkëmbime...
Read More