Lezhë: Një rrugë kryesore do të mbajë emrin e Aleksandër Ndokës

 


Rruga kryesore, që lidh lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës me superstradën, do të mbajë emrin e Aleksandër Ndokës, raporton Ora News.

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka u vra në një atentat pranë shtëpisë së tij më 9 dhjetor 2017 dhe ende nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë krim.

Aleskandër Ndoka kishte dhe postin e këshilltarit në Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Ndërkohë dje ky këshill pranoi propozim e këshilltarit Emirjan Lazri.

Ai u shpreh se Aleksander Ndoka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshem në mbarëvajtjen e Këshillit Bashkiak dhe në disa funksione publike që ka mbajtur, ndaj dhe ky vlerësim është në shenje respekti për figurën e tij.

Aleksandër Ndoka u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij më 9 dhjetor 2017.

Dy muaj para vrasjes ai ishte emeruar drejtor i IKMT për veriun.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mario de Matteis: Studiuesi që i dha 13 vëllime Albanologjike bibliotekës gjermane

Mario de Matteis, Profesor i gjermanishtes dhe pasardhës i albanologëve nga hapësira...
Read More