Lavrov: Marrëveshje ruso-amerikane për një armëpushim në jug të Sirisë

Rusët dhe amerikanët kanë rënë dakord për një armëpushim duke nisur nga dita e dielë në orën lokale të Damaskut 12:00 (9H00 GMT) në jugperëndim të Sirisë, njoftoi kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov në kuadër të samitit G20.

“Në kryeqytetin jordanez, Amman, ekspertët rusë, amerikanë dhe jordanezë (..) kanë rënë dakord për një memorandum për krijimin e një zone paqeje në rajonet e Deraas, Qouneitras dhe Soueidas”, theksoi Sergei Lavrov., transmeton AFP.

Fillimisht, siguria rreth kësaj zone do të garantohet nga forcat dhe mjetet e policisë ruse në koordinim me jordanezët dhe amerikanët, tha Sergei Lavrov.

Rusia dhe Irani, aleate të Damaskut dhe Turqia, mbështetëse e rebelëve, miratuan në muajin maj parimin për krijimin e katër zonave të sigurta për vendosjen e një armëpushimi afatgjatë në disa rajone.

Shkruar Nga
More from Revista User

Temperaturat e larta – Katër vatra zjarri në kurorën e Laçit, fiken me mjete rrethanore

Mbremjen e së premtes kater vatra zjarri jane shfaqur ne pyjet e...
Read More