fbpx

Bota

Lajmi për të cilin po flet bota: ‘Zoti më ka bërë thirrje…’





               Publikuar në : 19:55 - 21/11/18 |
mapo.al

Për këtë histori po flet mbarë bota. Ai është një nga lajmet më të lexuar në mediat e njohura ndërkombëtare.


Një misionar amerikan u vra nga anëtarët e një fisi të izoluar sapo mbërriti në ishullin e tyre të largët. John Allen Chau, 27 vjeç, besonte se Zoti i ka bërë thirrje që të konvertonte në të krishterë banorët e Sentinelit.



Fisi i mbrojtur nuk ka kontakte me pjesën tjetër të botës. Ata qëlluan menjëherë me shigjeta kur misionari u afrua, duke e lënë të vdekur. Daily Mail shkruan se ai kishte paguar disa peshkatarë që ta dërgonin në ishullin, që ndodhet në rajonin e izoluar të Andamaneve.


Sapo ai vuri këmbë në ishullin e mbyllur për vizitorët, e gjeti veten përballë një furie shigjetash. Megjithatë ai vazhdoi të ecte. Tribuja i lidhi më pas një litar në qafë dhe e tërhoqi trupin e tij, sipas peshkatarëve që e ndihmuan të shkonte atje.

Policia indiane thotë se është regjistruar një çështje për vrasje ndaj ‘anëtarëve të panjohur të tribusë’ dhe shtatë peshkatarëve që e dërguan atje. Por banorët e fisit nuk mund të paditen pasi kontakti me ta është i paligjshëm si një përpjekje për të mbrojtur mënyrën e tyre indigjene të jetesës. Në këtë mënyrë ata mbrohen edhe nga sëmundjet që mund të sjellin të huajt.

Një mik i misionarit tha se ai ishte i vendosur që të udhëtonte drejt ishullin për të predikuar Krishterimin. Në rrjetet sociale, atë e kanë vlerësuar si një hero të besimit fetar.

Trupi nuk i është gjetur akoma, edhe pse peshkatarët e kanë parë.

<
>
1 2 3 4 5 6 7 8


Etiketa: , , ,

Pas