ShowBizz

“Ky jam unë”, si ka reaguar Çelentano ndaj zërit të Françesk Radit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 28/03/19 |
mapo.al

Bashkëshortja e të ndjerit Françesk Radi ka zbuluar se këngëtari i famshëm italian, Adriano Çelentano ka mbetur i mrekulluar kur ka dëgjuar zërin e artistit shqiptar. Tefta Radi i ka kushtuar të shoqit një libër, ku lexuesi do të njihet më nga afër me jetën dhe krijimtarinë e kantautorit. Pikërisht në të, janë treguar edhe përshtypjet e Adriano Çelentanos kur ka dëgjuar një CD të dhënë nga miku i Françesk Radit, ku këndon ky i fundit.


“Po ky jam unë, dmth, duhet të jem unë, dmth, nuk jam unë por një që më duket më mirë sesa të isha unë”,-ka thënë Adriano Çelentano për zërin e një ndër personaliteteve më të shquara të muzikës shqiptare. Françesk Radi, i cili veçohej nga artistët e tjerë për stilin e tij unik, u nda nga jeta 2 vite më parë, në 3 prill të 2017-s.


 




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas