Kush është “supergrabitësi” i dytë në Aeroportin e Rinasit, detajet

 

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Klement Çalën, të dyshuar si grabitësin e dytë brenda në Rinas, pas Admir Muratajt. Klement Çala është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në Greqi cilësohet si “supergrabitësi” bashkë me Admir Muratajn. Grupi i Muratajt ku bënte pjesë edhe Çala, kanë kryer disa grabitje në Greqi, si dhe janë arratisur nga burgu, njësoj si në filma.

Klement Çala sapo u arratis me Admir Muratajn nga burgjet greke, erdhi në Shqipëri. Disa vite më vonë, Çala dhe Murataj organizuan grabitjen e blindave me para në Qafë-Kashar. Ka qënë muaji shkurt i 2017-së, kur Murataj me Klement Çalën kryen grabitjen e milionave euro. U shpallën në kërkim, por asnjëherë nuk u gjetën, si Admir Murataj, po ashtu edhe Klement Çala. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë në arrati dhe ja ku shfaqet, pas dy vitesh, ku bashkë me Admir Muratajn kryjen grabitjen e 10 milionë euro brenda Aeroportit të Rinasit.

Detajet

Çala është arratisur bashkë me Admir Muratajn nga burgjet greke, ka grabitur bashkë me të edhe bankën e Larisas në Greqi. Gjithashtu Çala ka grabitur me Admirin, blindat me para pranë Qafë-Kasharit në shkurt të 2017-së.

Klement Çala, i biri i Pëllumb dhe Elida Çalës, i datëlindjes 10 qershor 1988, nga Elbasani është një emër i njohur sidomos pas grabitjes së famshme të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës.

I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke.

Klement Çala

Shkruar Nga
More from Redaksia

Soni Malaj në prag të martesës? Këngëtarja surprizon me ato që thotë për vjehrrën

    Pas divorcit me balerinin italian, Soni u vu sërish në...
Read More