Kush është Nezar Seiti?! Profili i “financierit” të grupit të Habilajve

Pas operacionit në Babicë të Vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis në tetor të vitit të kaluar, policia me urdhër të prokurorisë ushtroi kontrolle edhe në zona të tjera të Vlorës.

Sipas burimeve, Seiti ishte arrestuar pasditen e së enjtes 19 tetor, në një zonë periferike të qytetit bregdetar ndërkohë që në dosjen voluminoze të prokurorisë së Catanias, Seiti, përmendet në disa episode.

Nisur nga përgjimet ambientale, por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambiente dhe pjesën logjistike të grupit të Habilajve. Në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj në janar të 2017-ës Seiti thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë.

“nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme, se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, janë disa prej frazave të përdorura.

Në dosjen e prokurorisë së Catanias janë të evidentuar 12 shtetas, 4 prej italianë, të cilët rezultojnë të implikuar por përmenden edhe persona të tjerë mes tyre edhe femra që merreshin me kultivimin dhe paketimin e kanabisit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vrasja e dy shqiptarëve në Bazel, policia aksion për gjetjen e autorëve

Vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një tjetri në një kafene...
Read More