Kur drejtuesit mendojnë se paguhen për të bërë humor! Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: E kam lënë qytetin tre ditë pa ujë, nuk reagoi njeri

 

Për të kuptuar një popull, mjafton të dëgjoni ato që nxjerrin nga goja drejtuesit e tij.

Një deklaratë e veçantë vjen kësaj here nga qyteti i Sarandës, atje ku drejtori i Ujësjellësit eksperimenton me banorët duke i lënë tre ditë pa ujë, për t’i testuar se sa durojnë.

Rezultati? Askush nuk reagoi.

I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda Web’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, ka dhënë këtë përgjigje: 

“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë””.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Si e ëma dhe e bija’, nudo për kopertinën e ‘Rolling Stones’

    Zoe Kravitz, 29 vjeçe, ka dashur të rikrijojë një set...
Read More