Kukës/ Arrestohet 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për vjedhje

pranga1

Policia Kufitare ka arrestuar 25 vjeçarin nga Kosova me qëllim ekstradimi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicer,

Më datë 06.05.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, konkretisht:

Benjamin A., 25 vjeç, banues në Kunushec , Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të S.P.K Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Bern/Zvicer,

Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn/Zvicër,me vendim Nr.STBER.2016.6, datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”, parashikuar nga nenet 156, 140, 139, 144 dhe 186 të K.Penal Zvicerian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mariza Ikonomi rrëfehet për jetën private

Për të parën herë, këngëtarja Mariza Ikonomi thyen akullin dhe rrëfen për...
Read More