Kthehen mbi 100 shqiptarë në kufi brenda 24 orëve

1805969
Ditën e enjte në sallën e Parlamentit, kryeministri i vendit Edi Rama ashpërsoi gjuhën ndaj Greqisë dhe për pasojë shtetasit e tij tashmë kthehen në Greqi pa asnjë kriter.
Rreth 100 persona në 24 orë e fundit janë kthyer nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës. Personat e intervistuar thonë se pala fqinje nuk jep asnjë shpjegim, por thjesht vendos kryq në pasaportë dhe i kthen mbrapsht.
Ende nuk ka një reagim nga institucionet përkatëse sesi do të vijojë puna me këta persona, që pala greke po i kthen nga kufiri me Shqipërisë dhe Greqisë.
“Nuk ka të drejtë ai të vendosë kryq në pasaportë. Unë pasaportën e kam të shenjtë, e kam flamur, flamuri im është pasaporta, më vendosin kryq grek”, shprehet një qytetar.
Ndërsa një tjetër thotë se ka prej tre ditësh që qëndron në Kakavijë.
“Unë kam 3 ditë këtu. Vajta te greku me garanci me të gjitha. Ma mori garancinë pa më thënë dy llafe ma grisi, më mori pasaportën dhe më vuri kryqin”.
“Jam me pasaportë, me garanci dhe më thanë duhet të kthehesh prapa. Për çfarë arsye i pueta? Nuk lejohet më thanë”, shprehet një tjetër.
Shkruar Nga
More from Revista User

Besoni ose jo këto janë Marina dhe Luana Vjollca

Janë ndër femrat që cilësohen si më të bukurat në shoëbizin shqiptar....
Read More