Kryemadhi ironizon ambasadorët: Vijnë dhe ikin duke qarë nga Shqipëria

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se ambasadorët e huaj e shfrytëzojnë vendin tonë për axhendat e tyre.

Në një intervistë dhënë në studion e emisionit “Të paekspozuarit” ajo nuk i kurseu batutat për diplomatët e huaj.

“Ambasadorët e shohin Shqipërinë si një axhendë. E shijojnë Shqipërinë me të mirat e saj. Vijnë duke qarë në Shqipëri sepse e mendojnë një vend të varfër, por edhe kur ikin, prapë duke qarë” – tha Kryemadhi duke lënë të kuptohet se diplomatët e huaj përfitojnë personalisht nga qëndrimi në Shqipëri.

Në emisionin e së enjtes ajo bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

“Rama ka makthe dhe frikëra. Rama është një personazh shumë i çuditshëm, dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë Ilir Metën se si ia ka dhënë dorën, që kur e propozoi si kryetar bashkie, pasi e pa si model të ri”.

“Ai ka problem me sjelljen dhe jetën e tij, dhe makthet dhe frikërat që ai i ndërton në ambientin e tij ku rrethohet. Rama është edhe fëmijë, edhe burrë, edhe i sëmurë, edhe kriminel. Është edhe nën efektin e substancave” – tha Kryemadhi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Po sikur ta kthenim turizmin në industrinë tonë kombëtare?!

Nga Ervis Iljazaj Tashmë që kemi hyrë në muajin Gusht vjen natyrshëm...
Read More