Arkiva

Kryebashkiaku me pranga, i shqetësuar për qytetin: Kujdes rrëshqitjet…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:46 - 19/03/18 |
mapo.al

Zyrtarët e Bashkisë së Lezhës dolën sot para Gjykatës pë t’u njohur me masën e arrestit.


Mes tyre ishte dhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili është nën akuzë bashkë me 22 të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.


Teksa mbërriti në seancë me pranga në duar, Frrokaj dukej i shqetësuar për situatën në qytet si pasojë e rreshjeve.


Ai kërkoi që të bëhet kujdes me rrëshqitjet e dherave, sidomos tek lagjia pranë Kalasë.


Frrokaj i ka kërkuar nënkryetares së Bashkisë Lezhë t’i shkruajë një shkresë komitetit të emergjencave që të ndërhyhet në këtë rrugë pasi ka rrëshqitje masive.

Por ndërsa mbështetësit e tij e konsiderojnë arrestimin e kreut të bashkisë si një aksion politik, nga ana e saj Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri, përmes të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra katrore tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe mali i Shëngjinit.

Seanca për masën e sigurisë është paraprirë nga protesta e mbështetësve të kryetarit të cilët prej disa ditësh protestojnë para bashkisë.



CLOSE
CLOSE
Pas