Kriza politike, Dade: Rama të ikë, duhet një kryeministër tjetër

 

“Mazhoranca duhet ta zgjidhë këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm”. Kjo qe deklarata e Arta Dades, njërës prej figurave më të njohura të PS, ish-deputete dhe ish-ministre në qeverinë “Nano”.

“Nuk e shikoj zgjidhjen e krizës politike të afërt, për arsye se mungon vullneti politik. Është mazhoranca më së pari që të zgjidhet kriza politike sepse ajo nuk po qeveris.

Kemi një mazhorancë monopartiake tashmë dhe një nga sugjerimet që unë kam muaj që po e them është që mazhoranca duhet ta zgjidhë këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm dhe që nuk mbart përgjegjësi kaq të mëdha mbi veten”.

Dade thekson gjithashtu se maxhoranca është përfshirë në disa skandale duke cenuar jo pak imazhin e shumicës në qeveri. “Dihet që kemi një mazhorancë që është kapur në skandale, të cilat do të duhen kohë që të zgjidhen” – u shpreh Dade, në emisionin Tempora në Oranews.

Shkruar Nga
More from Redaksia

10 Shtëpitë e operës më të famshme në Botë

    Shtëpitë e Operas janë simbole të fuqishme të pasurisë dhe...
Read More