Kriza në Siri është afër zgjidhjes

kryeministri_turk_kriza_siri

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim tha dje se kriza në Siri më në fund duket shumë afër zgjidhjes. Duke folur në konferencën e shtypit pas bisedimeve me homologun e tij rus Dmitry Medvedev në Moskë, Yildrim tha: “Siria është tashmë pranë marrveshjes, dhe hapat për këtë do të vazhdojnë. Ne duam t’i jaim fund krizës humanitare në Aleppo dhe të realizojmë kalimin e ndihmave për banorët. Për këtë po ruajmë dialogun me Rusinë si nga ana ushtarake dhe diplomatike”, tha ai.

Ndërsa Medvedev shtoi: “Ne diskutuam për Sirinë… Deklaruam se normalizimi i situatës në Siri është një prioritet i vendeve tona. Por besojmë se për arritjen e marrëveshjes duhet zgjidhur fillimisht dialogu i brendshëm në Siri. Kjo duhet të jetë pjesë e procedurave të përgatitura nga vetë sirianët”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zvicra neutrale ndaj krizës politike në Spanjë

Zvicra ka thënë se ka qenë “në kontakt” me të dyja anët...
Read More