Kompleksi i çuditshëm i banimit për miliarderët gati të hapë dyert, ja se ku…

 

Një kompleks turistik për super të pasurit prej 1 miliard paundësh është gati për të hapur dyert e tij në brigjet e Detit Arab në Dubai.

Puna në “Royal Atlantis Resort & Residences” filloi më shumë se katër vjet më parë dhe pritet të mirëpresë mysafirët e parë në fund të vitit 2019.

Imazhet e dizajnit të projektit të përfunduar tregojnë se kjo superndërtesë duket pothuajse si një lojë e kuba, me blloqe gjigante të apartamenteve të vendosura mbi njëri-tjetrin por që ngrihen deri në katin e 43-të.

Kompleksi turistik do të shfaqë një përzierje të zonave bashkëkohore të jetesës, me apartamente që fillojnë nga një çmim fillestar prej 1.4 million paundësh £.

Por në qoftë se llogaria juaj bankare nuk i përshtatet këtij çmimi, ndoshta ju mund ta vizitoni “Royal Atlantis” si një mysafir… kur të jeni në Dubai./Daily Mail/  

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Monika Kryemadhi, Opozitarja “e fortë” në një bashkëbisedim me gazetarët

  Kryetarje LSI-së, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh...
Read More