fbpx

Kryesore

Kokaina e Xibrakës, nipi i Enver Hoxhës kërkon pafajësi në Gjykatë të Lartë





               Publikuar në : 15:46 - 30/03/18 |
mapo.al

Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, nuk heq dorë nga kërkesa për pafajësi në lidhje me akuzat që e lidhin me laboratorin e përpunimit të kokainës në “Xibrrakë”.


Hoxha i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që caktoi për të 6 vjet e 8 muaj burg.



Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.


Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi. Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundërshtuar vendimin.

Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

 


Etiketa: , , , , ,

Pas