Këshilla si t’a ngushëllojmë shoqen pas ndarjes nga i dashuri


Të gjithave na ka ndodhur të jemi në një pozitë kur kemi nevojë per perkrahjen e dikujt në momentet më të vështira siç është edhe ndarja nga I dashuri. Por, edhe me shpesh na bie të jemi në pozitë kur duhet të ngushëllojmë të tjerët.

Ja disa shëmbuj konkret se cfarë mund ti themi shoqës e cila sapo është ndarë nga i dashuri:
Në vend të: “Ti do të jeshë më mirë – ka shumë peshq në det.”
Provo me: ‘’si duket do të të mungoj vërtetë shumë.’’

Në vend të: “Do mund të ishte edhe më keq – të paktën nuk ju la në rrugë ashtu sic me la Bobi’’ mua.’’
Provo me: ‘’Më vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur.’’

Në vend të: “Ji positive – ke një të ardhme të ndritur para vetes.’’
Provo me: ‘’Eshtë e mrekullueshme të të shoh të qeshesh sot, pas të gjithave që kanë ndodhur.’’

Në vend të: ‘’Eshtë koha që ta kalosh këtë.’’
Provo me: ‘’Kjo mund të marrë pak kohë.’’

Në vend të: ‘’Bëhu e forte – Zoti nuk të jep më shumë nga c’mund të përballosh.’’
Provo me: Unë kam besim tek ti.’’

Në vend të: ‘’Ti duhet të dalësh jashtë më shumë.’’
Provo me: ‘’Cfarë të ka bërë të ndihesh më mirë këtyre ditëve?’’

Në vend të: ‘’Ti nuk duhet të jesh kaq e mllefosur – kaq negative.’’
Provo me: ‘’Nuk është e drejtë. Ti kishe shumë cka për të bërë para se kjo të ndodhte.’’

Në vend të: ‘’Gjërat e këqija ndodhin. Kjo është jeta.’’
Provo me: ‘’Kjo vërtetë është e rëndë, dhe mua më vjen keq.’’

Në vend të: ‘’Unë e kuptojë shumë mirë se si po ndihesh.’’
Provo me: ‘’Unë vetëm mund ta imagjinoj se si po ndihesh.’’

Shkruar Nga
More from Revista User

Artistët Mula, Tukiçi dhe Peçi në skenën e Vjenës për festat e Nëntorit

Në kuadër të festave kombëtare të Shqipërisë, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare...
Read More