Kërcënimi gjerman për reformën: Do iu heqim dhe statusin

GuntherGjermania ka shtuar presionet ndaj politikës shqiptare për miratimin e Reformës në Drejtësi, duke u treguar edhe më e ashpër me paralajmërimin se, nëse reforma nuk do të miratohet më 21 korrik, jo bisedimet, por Shqipëria mund të humbasë edhe statusin e vendit kandidat.

Takimi mes Kryetarit të Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag, Gunther Kirchbaum dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha u duk i qetë nisur nga qëndrimi, që Basha mbajti më pas.

Por, në një deklarim publik, z.Krichbaum ka qënë më i ashpër se kurrë kur foli për domosdoshmërinë e kalimit të reformës në drejtësi.

Sipas tij, nëse reforma nuk do të miratohet më 21 korrik, jo bisedimet, por Shqipëria mund të humbasë edhe statusin e vendit kandidat.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag tha se, “ne vërtet ju kemi mbështetur, por nuk do të qëndrojmë gjithmonë pas shpinës tuaj”.

“Tashmë do të na keni edhe përballë”, – këmbënguli ai.

“Durimi ynë nuk është i pafund. Ne nga ana jonë, qeveria federale, Bundestagu ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër ju keni marrë statusin e vendit kandidat, por nëqoftëse ne, në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe ne në fund të ditës marrim vendimin që t’ju heqim statusin e vendit kandidat”, – tha Gunther Kirchbaum.

Për Gjermaninë, 21 korriku është dita vendimtare dhe palët e përfshira në këtë proçes duhet të tregojnë përgjegjësi.

“Data 21 korrik është një datë vendimtare përsa i përket kësaj çështjeje sepse duhet marrë një vendim. Ajo që duhet të shmangim ne është që në fund fare Bashkimi Europian dhe natyrisht që opozita dhe qeveria duhet të ecin në të njëjtën udhë dhe të gjejnë një kompromis. Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë që kanë në këtë rast”, – tha ai.

Të njëjtin qëndrim mbajti dy ditë më parë edhe këshilltari i lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Hans-Joachim Falenski.

Ky i fundit tha se reforma në drejtësi mund të shërbejë si model për të gjithë rajonin.

“Raportet e Komisionit Europian në të kaluarën kanë qënë të zbukuruara e të hartuara në mënyrë miqësore, ndaj ne kemi krijuar një mosbesim të shëndetshëm ndaj tyre. Tashmë duam të krijojmë një panoramë tonën duke udhëtuar në vendet e Ballkanit. Panorama ime për situatën është kjo: Ju keni 5 prioritete për të përmbushur, por në pikëpamjen time janë 7. Të drejtat e njeriut dhe reforma në drejtësi, që mund të jetë model për gjithë rajonin. Votojeni përpara 21 korrikut. Vendimtarja për Budenstagun gjerman është implementimi i saj. Ju duhet të ndryshoni 40 ligje, duhen ndryshuar dhe duhen verifikuar prokurorë dhe gjykatës, kjo do kohë. Dritën jeshile do ta japim nëse e shikojmë një pjesë të madhe të reformës të implementuar”, –  tha dy ditë më parë Hans-Joachim Falenski.

Paragrafi ku PD-ja nuk lëshon pe

…88. Me qëllim përgatitjen e tekstit përfundimtar, Komisioni i Venecias i rekomandon autoriteteve shqiptare që t’i kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme: Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes.

Shkruar Nga
More from revista mapo

3 vjet ekonomi Rilindase

Nga Besart Kadia Në një shkrim të para zgjedhjeve të vitit 2013,...
Read More