Kejsi tregon me kë është dashuruar

Kejsi Tola ka qenë e ftuar në “Wake Up” këtë mëngjes në Top Channel, ku ka rrëfyer se me kë është dashuruar.

E në fakt, nuk po flasim për person konkret, por dashuria e Kejsit është muzika klasike.

“Pse nuk qarkullon asgjë për jetën tënde private?”, e pyet Ori dhe përgjigja e Kejsit është se nuk ka të dashur prandaj.

“Janë disa faktorë që të lënë pa këngë pa gjëra, se merresh me live sikur të pëlqen rutina që të merr dhe muzika klasike nuk është e thjeshtë. Unë kam filluar ta dua vërteë pasi përfundova liceun. Kur isha në vitin e dytë të Akademisë së Arteve e kuptova vërtetë sa e doja muzikën klasike. Ndërsa dy vitet e masterit ishin kështu si vendimtare që në fakt ajo është gjëja që unë dua të bëj dhe vazhdoj studioj. Thjesht më duhet të gjej pak kohën për t’i thënë pak pauzë muzikës dhe live, sepse në këto dy vite që jam munduar ti bëjë të dyja intensivisht, të studioj dhe të merrem me live është e pamundur sepse më duhet regjim shumë i mirë”, thotë Kejsi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekuestrohen 3 apartamente në Vlorë, ja kujt i përkasin

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 3 apartamente, vlera e të cilave është...
Read More