Kate Middelton me të njëjtin stil veshje si Lady Diana

Dukesha Kate Middelton dhe bashkëshorti i saj Princ William janë në ditën e dytë të turit skandinav.

5-1

Picture 1 of 4

Pas fotove të postuara gjatë ditës së djeshme ku dukesha luante një lojë Hokej me bashkëshortin e saj, sot ajo është shfaqur me një stil ndryshe, të cilin duket se e ka “kopjuar” nga princeshë Diana.

Kate ka veshur një pallto me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë të cilën e ka kombinuar me një çantë Channel vishnje dhe taka ngjyrë kafe. I njëjti stil me atë të Lady Diana disa vite më parë.

Rreth 30 vite më parë Lady Diana është shfaqur me një xhaketë ngjyrë të kuqe me të bardhë, e ngjashme me atë të Kate Middelton, por me një ndryshim Diana e ka kombinuar me një fund të ngushtë poshtë gjurit, me taka me dy ngjyra dhe kapele.

Pallton e saj të ngjashme me Lady Dianën, Kate e ka kombinuar me një fustan të bardhë, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Moti i keq pezullon tragetet e linjës Vlorë-Brindisi

Sot është pezulluar lundrimi detar, si pasojë e motit të keq në...
Read More