Karakteristikat e shtetit më të ri që njohu Kosovën

Në prag të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka ardhur një njohje e re nga shteti i Barbadosit.

Kështu, shteti në fjalë është një ishull në Karaibe të rajonit së Amerikës së Veriut.

Barbadosi mban një sipërfaqe prej 432 km katrorë. E cila është e vendosur në zonën perëndimore të Atlantikut të Veriut dhe 100 km në lindje të Islandës dhe Detit të Karaibeve.

Po ashtu në këtë ishull ka banorë nga Kalinago që nga shekulli i 13-të. Kryeqyteti i këtij vendi dhe njëherësh qyteti më i madh është Bridgetown.

Ishulli Barbados është një mozaik interesant i kulturave dhe traditave i cili ka vlera të mirëfillta të cilat me kalimin e kohës është identifikuar edhe për trashëgiminë e tij unike historike, kuzhinës dhe artistike.

Ndryshe, Barbadosi është edhe vendlindja e yllit të botës, Rihannes.

Kësisoj, lajmin për këtë njohje e ka bërë të ditur edhe zëvendës kryeministri dhe njëherësh Ministër i MPJ-së, Behxhet Pacolli.

Shkruar Nga
More from Revista User

Deti nuk nxjerr ”sirena” por drogë

Autoritetet italiane në Vernole kanë gjetur pako me drogë që dyshohet se...
Read More