Kapet me 23 kg kokainë, arrestohet trafikanti shqiptar në Itali

makina-droge

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar dje gjatë një aksioni policor në Itali, ku janë sekuestruar 23 kilogram kokainë. Në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar L.L. dhe italiani 59-vjeçar me iniciale M.R., raportojnë sot mediat lokale.

Të dy u zunë në befasi nga efektivët në Sesto Fiorentino (Firence), teksa shkëmbenin një makinë të përdorur për transportin e drogës. Në mjet u gjet e fshehur 23 kg kokainë e pastër pas një kontrolli të imtësishëm në ofiçinë.

Sipas medieve lokale, sasia e kokainës së sekuestruar vlente rreth 12 milionë euro. Ata u ndaluan poshtë banesës së 29-vjeçarit, tentuan t’ia mbathnin në këmbë, por përpjekja rezultoi e kotë.

Në nja garazh që përdorej nga shqiptari u gjetën edhe 16.450 euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kanos me kallashnikov dy të rinjtë pas një sherri, arrestohet i ish i dënuari në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka arrestuar gjatë ditës së sotme një 38-vjecar, pasi...
Read More