Kandidati kryesor për president të Francës dënon ‘provokimet’ e Turqisë

emmanuel-macron

Kandidati i pavarur për president të Francës, Emmanuel Macron i ka dënuar ashpër provokimet siç i ka quajtur ai nga Qeveria turke.

Macron i ka bërë thirrje Francës që të mbështes partnerët evropian që të kundërshtojnë sipas tij abuzimet turke.

“Komentet e Turqisë janë të papranueshme. Bashkimi Evropian duhet të ketë një përgjigje të përbashkët”, u shpreh Macron.

Sondazhet e fundit nga Franca tregojnë se, Emmanuel Macron do jetë president i ri i Francës.

Reagimet e ashpra kanë ardhur pasi dje, Holanda ua ndaloi hyrjen në Roterdam dy ministrave të Turqisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Studimi: Kush martohet herët, rrezikon divorcin

Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi...
Read More