Kancelaria gjermane Merkel, e trishtuar nga humbja e Renzit në referendum

merkel-traurig-ha-hamburg-karlsruhe

Kancelaria gjermane Angela Merkel tha të hënën se ishte e trishtuar nga humbja e Matteo Renzit në referendumin kushtetues, të cilin ajo kishte mbështetur, duke shtuar se gjithsesi vota ishte një çështje e brendshme e Italisë që duhej respektuar.

“Jam e trishtuar që referendumi në Itali nuk rezultoi siç e kishte dëshiruar kryeministri, sepse unë gjithmonë i kam mbështetur politikat e tij të reformave, por ky ishte kursi i një vendimi të brendshëm italian që duhet respektuar”, tha Merkel për gazetarët nga qyteti Essen ku po mbahet një kongres i partisë së saj konservatore.

Më herët zëdhënësi qeveritar gjerman Steffen Seibert tha se kancelaria kishte mësuar me keqardhje vendimin e Renzit për të dhënë dorëheqjen Renzi pasi marrëdhënia e tyre ishte e mirë dhe e shënuar nga besimi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fishekzjarret, tregtarët: Shitjet kanë rënë shumë këtë vit

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga nata e ndërrimit të viteve,...
Read More