Ka një pakënaqësi të dukshme mes Arta Markut dhe qeverisë, ja cila është…

Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin e ardhshëm. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projektbuxheti per prokurorinë e përgjithshme, ky institucion Përfaqësuesi i Prokurorisë se pergjithshme Luan Abazaj tha se nga 197 punonjës që ka kërkuar ky institucion për vitin 2019, Ministria e Financave ka dërguar për 15 punonjës.

“Është detyrim ligjor për vendet e punës. Nga 197 punonjës qe kemi kërkuar ministria e financave ka dërguar për 15 punonjës. Shtesat prej 197 punonjësish e bazuar ne ligjin e ri te prokurorisë që ka nisur të zbatohet 30 punonjës police të policisë gjyqësore, 100 sekretare pranë çdo prokurori, punonjës për dekriminalzimin”- tha përfaqësuesi i prokurorisë në komision, Luan Abazaj.

Por deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër absurde.

‘Të kërkosh rreth 200 veta me duket absurde. Prokuroria e përgjithshme ka realizuar vetëm 30% të investimeve deri me tani. Nuk kemi pse t’i japim kaq shume për investime, kur këto nuk realizojnë investimet. Me ligjin e ri dhe reformën ne drejtësi, ministria e financave ka marre ne ngarkim qe pas vettingut nisin pagat e reja qe jane me te larta. Fondi i pagave i domosdoshëm dhe i përballueshëm”– tha Fino.

(BW)

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kishin ardhur për pushime, kush ishin tre anëtarët e një familje që u vranë në Dibër të Madhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe, teksa tre...
Read More