Jennifer Lopez fejohet, partnerit i zbulohet tradhëtia..

Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues kanë vendosur ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre, duke u fejuar. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga Alex, i cili ka postuar fotografinë e unazës në “Instagram”. “Ajo më tha ‘Po’”, ka shkruar basketbollisti krahas fotos ku duket unaza me një gur të madh në formë katrori. Kjo unazë mendohet të ketë kushtuar rreth 1 milionë dollarë. Rodrigues ka ndarë po ashtu edhe disa pamje nga dhoma e hotelit në Bahamas, ku çifti ndodhet aktualisht duke pushuar.

Jennifer Lopez është fejuar përgjatë viteve 5 herë si dhe është martuar 3 herë; me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka dy binjakë, me Cris Judd dhe Ojani Noa. Le të shpresojmë që Rodrigues të jetë fundi i saj i lumtur!

*******************

Lajmi se Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez u fejuan, u përhap me një shpejtësi marramendëse. Alex i propozoi këngëtares buzë detit me një unazë me diamant që kushton plot 4.5 milionë dollarë. Mirëpo, magjia e propozimit nuk ka zgjatur shumë.

Në mediat e huaja ka qarkulluar paralelisht lajmi se Alex e ka tradhëtuar Jennifer me ish-gruan e sportistit Jose Canesco. Ka qenë ky i fundit ai që është prononcuar lidhur me këtë çështje, duke publikuar një sërë statusesh në “Twitter”. “Duke parë Jlo t’i shkruajë Alex Rodriguez…e shkreta, nuk e di që ai është duke e tradhëtuar me ish-gruan time, Jessican”– ka shkruar ndër të tjera Canesco.

Më tej, ish basketbollisti është shprehur se është i gatshëm të bëjë edhe testin e të së vërtetës për të konfirmuar vërtetësinë e fjalëve. Ndërkohë, nga ana e këngëtares dhe sportistit të njohur ende nuk ka një reagim zyrtar.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More