Ja pse UET bëri bashkë 10 pedagogë në reklamën e tij

Tashmë nuk është më një sekret që edukimi universitar po ndryshon që kur teknikat e marketingut filluan të përdoren edhe në këtë fushë. Universitetet në botë janë duke u përqendruar shumë më tepër se në vitet e mëparshme në marketingun e tyre. Shumë prej tyre kanë punësuar profesionistë të marketingut nga bota e korporatave dhe kanë investuar kohë dhe para të konsiderueshme për të krijuar marka të forta institucionale.

Institucionet e arsimit të lartë në vendet perëndimore, por në veçanti në universitetet anglosaksone po i përdorin mjetet e komunikimit pasi kanë njohur shumë mirë rëndësinë e inkorporimit të mediave të ndryshme.

UET tashmë një universitet me përvojë gati 11-vjeçare, solli këtë vit në komunikim një reklamë tejet konservatore, ku fokusi është mbi cilësinë e mësimdhënies ku në të vërtetë mbizotërojnë akademikët më të kualifikuar.

Që në fillimet e konceptimit por edhe gjatë xhirimeve të reklamës ishin 13 pedagogë por 3 prej tyre ekipi realizues nuk i ka bërë pjesë të reklamës përfundimtare. Siç është rasti prof. dr. Romeo Gurakuqit, i cili tashmë është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe rasti i profesor i Eduart Harshovës si pedagog i shëndetit publik dhe profesoreshës së arkitekturës Lida Mira. Ky vendim erdhi pasi UET është në pritje të licencimit për degët e mjekësisë dhe inxhinierisë, dhe nuk do dëshironte që të krijonte konfuzion në komunikimin e tij.

Prej 10 vitesh reklamat e UET janë ideuar dhe prodhuar nga agjencia Vatra dhe ky është viti i parë që reklama e UET konceptohet dhe realizohet nga UET PR Unit. Për të realizuar këtë reklamë u nevojit që të fokusohej në tri shtylla kryesore.

Së pari: Për të kuptuar më mirë se si duhej të ndërtohej narrativa e reklamës, UET PR Unit zhvilloi disa fokus-grupe me maturantë, por edhe me prindërit pasi këta të fundit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e programit të studimit, por edhe të universitetit. Gjatë këtyre fokus-grupeve dolën disa elementë të veçantë për të kuptuar se çfarë e bën një maturant, por edhe prindërit për përzgjedhjen e universitetit.

Së dyti ishte përgatitja e mesazhit që 10 pedagogët e UET japin gjatë reklamës. Mesazhi nuk ka të bëjë vetëm mbi marketimin e universitetit por më së shumti me atë se çfarë ata përfaqësojnë në jetën e tyre profesionale dhe kontributin që kanë dhënë prej gati 11 vitesh në Universitetin Europian të Tiranës.

Një nga mesazhet është edhe mesazhi i historianit prof. dr. Ferit Duka, i cili ka qenë Rektori i parë i UET ku vazhdon të jetë pjesë që prej themelimit të universitetit dhe tashmë është Dekan i Fakultetit të Shkencave Social: UET, Një emër që hyri kudo. Dje një projekt sfidues, sot një markë universitare e njohur për të gjithë. Një iniciativë që u rrit përditë në sytë e studentëve, pedagogëve dhe publikut.

Dhe së treti, por jo më pak e rëndësishme për të sjellë një reklamë kaq konservatore me 10 pedagogët, është pikërisht momenti ku në debatin publik po diskutohet mbi ekonominë e dijes, cilësinë e edukimit që universitetet japin. Por çfarë është më e rëndësishmja, ka lindur nevoja për rrëzimin i një miti se universitetet shtetërore kanë pedagogë tepër cilësorë.

Si përfundim, tashmë edhe në Shqipëri është e nevojshme që të ekzistojë një interes dhe besim në rëndësinë e përcaktimit dhe artikulimit të markës universitare, sepse është e rëndësishme të diferencohen dhe imponohen dhe jo të trajtohen si një produkt në hapësirat e shumta të tregut të dijes.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Berlini kthen sytë nga Tirana dhe Prishtina

Berlini zyrtar nis “të flasë”, zërat kundër politikave të qeverisë shqiptare dhe...
Read More