Ja pse u ekzekutua me plumb në kokë Elton Çiça në mes të bllokut

Dosja e prokurorisë

Hakmarrja për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të viktimës, si dhe konflikti në burgun grek me autorin e dyshuar Jani Aliaj, sipas prokurorisë janë dy nga pistat e vrasjes së Elton Çiçës. Provat në X6 që përdorte i dyshuari dhe në banesën e të dashurës së tij në Tiranë.

Jani Aliaj dhe Renato Milloshi janë zyrtarisht dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës, i ekzekutuar mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës. Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga kjo ngjarje, policia nuk ka mundur të arrestojë ende të dyshuarit ndaj të cilëve ka një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Elton Çiça sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës. Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Për fshehjen e armës së viktimës policia arrestoi oficerin e policisë dhe mjekun, por ata u lanë të lirë nga gjykata pak kohë më parë. Prokuroria thotë se ka zbardhur tërësisht këtë ngjarjen, madje disa nga provat e krimit sipas prokurorisë janë gjetur në një automjet tip BMË X6 që përdorte Jani Aliaj dhe në shtëpinë me qira të të dashurës së tij në Tiranë. Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se 36-vjeçari nga Tepelena është ekzekutuar me dy plumba ndërsa lidhur me personalitetin e tij prokuroria e dyshohen atë si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Zanafilla e këtyre ngjarjeve është dhunimi dhe grabitja e prindërve të Çiçës në Tepelenë më 30 mars të vitit 2015. Disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 Eurosh dhe janë larguar. Gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella. Pas kësaj ngjarje dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij. Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama. Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, model Cinquecento, me targa AA 021 HD, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer. Aktivizimi i lëndës plasëse nuk është kryer sepse Ervisi Imeri e ka diktuar lëndën shpërthyese. Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i markës “Wolksvagen”, model Golf, me targa AA 880 BX, ku brenda ishte pronari, Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët. Sipas prokurorisë dyshohet që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015 e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës. Në vijim të hetimeve policia ka njoftuar që viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga Çiça. Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacionit të policisë autori i vrasjes së Elton Çiçës, ka zbritur nga një automjet Ford Focus, ngjyrë e errët, me targa të palexueshme. Në parkingun e kompleksit të pallateve te ish-Parku është konstatuar e braktisur autovetura Ford Focus me targa AA560NX, për të cilën nuk interesohet njeri. Mjeti është në pronësi të shtetasit Renato Milloshit, person i cili ka transportuar autorin e vrasjes së Çiçës. Këto prova janë konfirmuar edhe nga analizat e AND-së së një bishti cigareje të gjetur pranë vendit të ngjarjes si dhe nga qelizat e antenave telefonike. Por pavarësisht prove, policia nuk ka mundur të gjejë ende autorët e dyshuar të vrasjes se Elton Çiçës.

 

Shkruar Nga
More from revista mapo

Uniteti i traditës liberale

Nga John Gray* Ndonëse historianët kanë zbuluar elemente të pikëpamjeve liberale në...
Read More