Ja pse partia e Blushit dhe Hafizit do quhet LIBRA

BLushi-HafiziBlushi dhe Hafizi do të shpallin nesër projektin e tyre politik, që do emërtohet “Lista e Barabartë” dhe që do thirret LIBRA. Gjatë mbledhjes së nesërme do të miratohet statuti dhe manifesti i LISTA-s

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi shpallin nesër publikisht krijimin e projektit të tyre politik. Ai do të titullohet zyrtarisht si “Lista e Barabartë” dhe që do të thirret me emrin LIBRA.

Lajmin e ka bërë të ditur dje vetë deputeti Ben Blushi, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social facebook bënte të ditur se ky projekt politik do të startojë të martën në një aktivitet që do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e Akademisë së Arteve.

“Projekti ynë fillon në 1 nëntor. Ora 18:00, Akademia e Arteve, Tiranë. Të gjithë njerëzit e lirë janë të ftuar!”, -bëri të ditur deputeti Ben Blushi në njoftimin e vet.

Ndërkohë që edhe deputetja Mimoza Hafizi në një letër që u ka nisur mbështetësve të saj, bën të ditur faktin se ky projekt do të nisë të vihet në jetë nga dita e nesërme dhe ai do të quhet LIBRA dhe se do të jetë një platformë e njerëzve të lirë dhe të zakonshëm të cilët bashkohen në bindjen se Shqipëria mund të bëhet.

“Të dashur miq! Pas shumë muajsh takimesh dhe konsultash në të gjithë Shqipërinë, kemi vendosur të krijojmë Listën e barabartë. Lista e Barabartë që do të njihet me akronimin LIBRA, do të jetë një organizatë politike e cila kërkon të mbrojë interesin publik duke garantuar më shumë barazi, drejtësi, mirëqenie, edukim dhe konkurrencë të lirë. LIBRA do të jetë platforma e njerëzve të lirë dhe të zakonshëm, të cilët bashkohen me njëri-tjetrin me bindjen se Shqipëria mund dhe duhet të jetë një vend i jetueshëm dhe i denjë evropian. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shpalljen e LIBRA-s ditën e martë 1 nëntor 2016, në Akademinë e Arteve në Tiranë”, -shkruan Hafizi në letrën e saj.

Ndërkohë që ajo ka bërë të ditur gjithashtu se ky takim i parë i kësaj force të re do të miratojë edhe dokumentet kryesore të cilat do të vlejnë edhe për regjistrimin e saj në gjykatë.

“Gjatë këtij takimi do të miratojmë Statutin dhe Manifestin e LIBRA-s dhe do të nënshkruajmë themelimin e saj. Në mënyrë që kjo ceremoni të kthehet në festë, merrni sa më shumë miq dhe të afër me vete. LIBRA i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e lirë!”, -mbyll letrën e saj Hafizi.

Ndërkohë që akronimi  LIBRA me të cilin do thirret kjo forcë në publik, ka disa kuptime.

Së pari ai është një lojë fjalësh apo akronim i emërtimit zyrtar i këtij projekti, pra Lista e Barabartë.

Gjithsesi nëse do ishte një akronim i pastër i këtyre dy fjalëve fjala “LIBRA” nuk do përputhej shumë pasi në rast se do merrnim dy germat e para të dy fjalëve do akronimi do të dilte “LIBA”.

Por të njëjtat burime kanë saktësuar se emri LIBRA lidhet edhe me emërtimin latin të shenjës së Peshores në horoskop.

Dhe kjo për këtë forcë të re politike ka një domethënie të qartë që lidhet me drejtësinë dhe barazinë.

Pra sipas tyre kjo forcë politike ashtu siç edhe është përkufizimi i shenjës LIBRA ka në thelb barazinë dhe drejtësinë në mënyrë simetrike.

Një tjetër logjikë që mund të ketë çuar iniciatorët e këtij projekti për ta titulluar atë LIBRA mund të ketë të bëjë edhe me vetë dy themeluesit e kësaj force, Blushin dhe Hafizin, njëri shkrimtar dhe tjetra akademik, pra të dy persona të fushës së librave.

Çka në fakt mund të ketë një kuptim pasi kërkon të përcjellë një mesazh se kjo forcë politike do të jetë streha e njerëzve intelektualë dhe jo e njerëzve të fortë dhe që vijnë nga bota e errët e krimit, siç vetë nismëtarët e këtij projekti kanë akuzuar partitë e mëdha se kanë lejuar të aderojnë në radhët e tyre.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Konservativ kallp

Nga Edison Ypi Konservativi serioz, tradicionalisti bio, mendon dhe vepron në mënyrë...
Read More