Ja përse vrasja e një gorille po mban botën pezull

Harrojeni Sirinë, Shtetin Islamik dhe krizën e emigrantëve.

Ka një tjetër ngjarje që ka pushtuar faqet e para dhe kryelajmet e mediave online.

Bëhet fjalë për vrasjen e një gorille të rrallë.

Gorilla 17-vjeçare shpinë-argjendtë, Harambe, u qëllua në kopshtin zoologjik të Sinsinatit në SHBA, me dyshimin se do lëndonte një fëmijë 4 vjeç, që kishte rënë brenda rrethimit të kafshës.

Fillimisht u mendua se gorilla 4.5 metroshe po e lëndonte 4-vjeçarin, por më pas u pa se ajo po kujdesej për fëmijën.

Megjithatë kopshti zoologjik e pa të udhës të ndërhynte duke e vrarë.

Ajo që pasoi ishte një valë zemërimi online.

Miliona njerëz u solidarizuan me gorillën Harambe, duke theksuar se ajo u vra pa të drejtë.

Jo vetëm kaq, por ata fajësojnë familjen e fëmijës, që nuk u kujdes për të, duke e lejuar të kapërcente barrierat mbrojtëse dhe të binte në kafazin e gorillës.

Për disa komentues, kafshët po tregohen më të mira se njerëzit.

Kurse mamaja e djalit është mbrojtur duke thënë se aksidentet ndodhin.

Mediat kanë nisur të gërmojnë në historinë e familjes së djalit dhe kanë zbuluar se babai, Deonne Dickerson, 36 vjeç, ka një histori të gjatë kriminale.

Sipas Daily Mail ai akuzohet për krime me armë zjarri, grabitje, trafik droge, pengmarrje.

Së fundmi ai dukej se e kishte lënë pas jetën e shthurur dhe ishte bërë një baba më i devotshëm për katër fëmijët e tij.

Të dielën familja publikoi një deklaratë ku thonë se fëmija e tyre është shumë mirë.

Nga ana tjetër, drejtori i kopshtit zoologjik tha se vendimi për të vrarë kafshën, ishte i duhuri.

Sipas tij, Harambe ishte çorientuar dhe qetësuesi do vepronte për një kohë të gjatë.

Për më tepër, kafsha mund të acarohej nga goditja me qetësues dhe mund të kryente veprime të rrezikshme.

“Nëse kthehemi pas në kohë, do kryenim sërish të njëjtin veprim,” tha drejtori i kopshtit zoologjik.

Deonne Dickerson and Michelle Gregg - the parents of the four-year-old boy who fell into the gorilla enclosure at Cincinnati Zoo

Mom and dad: Deonne Dickerson and Michelle Gregg are the parents of the four-year-old boy who fell into the gorilla enclosure housing Harambe on Saturday at Cincinnati ZooA special zoo response team shot and killed a 17-year-old gorilla named Harambe to protect a four-year-old who fell in the enclosure. But new video footage shows the two briefly holding hands (pictured) The zoo shot the beloved animal after he dragged the boy through the water and up out of the moat, but many say he was simply trying to protect the child Some said Harambe appeared to be guarding and defending the boy, but video footage also showed him dragging the four-year-old in the water

Shkruar Nga
More from revista mapo

Fotot e rralla: Ja si ishte Kajro para 100 vitesh

Qyteti i Kajros është një prej më të vjetërve në botë. Jeta...
Read More