Italia “kthehet” në gërmadhë nga tërmeti i fuqishëm

auto_norcia1-klxg-u43240336290838y2h-593x443corriere-web-sezioni1477813783
Italia Qendrore është tronditur mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 07.40 minuta nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Mediat italiane raportojnë se tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter kishte epiqendrën mes Norcias, Presi, Castelsantangelo sul Nera dhe Visso.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 km. Sic shkruajnë mediat italiane, mësohet se lëkundjet kanë qenë të gjata dhe për pasojë shumë godina janë shembur, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka viktima.
Bazilika e San Benedettos dhe katedralja e Shën Mërisë në Norcia janë shkatërruar. Në këmbë kanë mbetur vetëm disa pjesë të fasadave dhe strukturës.
Në Amatrice është shembur kisha e Shën Agostinos dhe Kulla e qytetit, e vetmja që mundi të rezistonte nga tërmeti me magnitue 6 ballë që shkatërroi Amatricen dhe Accumolin më 24 gusht.
Ndërtesa të shembura raportohen edhe në Marche, ku shefi i mbrojtjes civile Cesare Spuri ka thënë se po kërkohet nën rrënoja për persona.
Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Veneto, Abruzzo, Aquilla, Pescara, Teramo, Avezzano. Kryebashkiaku i Ussita, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 tetorit është shprehur se gjithçka është shembur. “ Është shembur gjithçka, shoh shtëllynga tymi, është një katastrofë.”
Shkruar Nga
More from Revista User

Uragani më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik shkund ishujt Karaibe

Stuhia më e fuqishme që është regjistruar ndonjëherë mbi Oqeanin Atlantik është...
Read More