Itali, shqiptarit “murator” i kapen 1 milion euro dhe 27 kg kokainë

karabinieretAksioni i befasishëm i policisë italiane, vë në pranga tre persona, një shqiptar dhe dy italianë, të akuzuar për trafik droge.

Plot një milion euro para të gatshme dhe 27 kg drogë kokainë, u sekuestruan nga policia italiane.

Aksioni u zhvillua në rajonin e Torinos, në një bagazh në Collegno, i cili shërbente si bazë e grupit.

Midis të arrestuarve është edhe 32-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, ndërsa dy shtetasit e tjerë të arrestuar janë italianë, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç.

Gjatë arrestimit, shqiptari i ka deklaruar policisë se punonte si murator, megjithëse pretendimi i tij nuk është fort i besueshëm, duke marrë parasysh sasinë e madhe të parave të kapura.

Shuma e parave dyshohet se do të përdorej për blerjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 270 kg kokainë, e cila ka një vlerë prej më shumë se 27 milionë eurosh.

Nga të dhënat që disponon grupi hetimor, ka informacione se droga është trafikuar nga Perugia, ndërsa hetuesit mendojnë se shuma e parave është përfituar vetëm gjatë një muaji.

Gjithashtu, mësohet se autoritetet italiane kanë kryer edhe arrestimin e 8 personave nga Senegali, shpërndarës të lëndëve narkotike, që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje, ishte sasia e madhe e parave kesh, që u gjet në banesat e të ndaluarve.

Hetimet tregojnë se grupi ishte mjaft u fuqishëm dhe merrej kryesisht me trafikun dhe shpërndarjen e kokainës.

Të arrestuarit tashmë do të përballen me drejtësinë, për akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “krijim të organizatave kriminale”.

Nga ana tjetër, po punohet për të gjetur fijet e këtij rrjeti, pasi ende nuk është zbuluar plotësisht, grupi tjetër që furnizonte me drogë personat e arrestuar.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Kosova dhe Enver Hoxha/ Dalin raportimet sekrete të diplomatëve në diktaturë

Politikani Esat Myftari, në një libër mbi diplomatët e diktaturës në vende...
Read More