Ish-të përndjekurit, 1400 trashëgimtarët që marrin dy këste

Ministria e Financave ka publikuar listën e kategorisë jo parësore në radhët e ish-të përndjekurve politikë që do të trajtohen me dëmshpërblim, por që sipas këtij dikasteri duhet të sjellin dokumentet e nevojshme.

Bëhet fjalë për 1400 trashëgimtarë, të cilët do të marrin këstin e parë dhe të dytë të dëmshpërblimit. Për herë të parë në skemë do të përfshihen 700 pasardhës të të dënuarve nga regjimi komunist, ndërkohë që Financat njoftojnë se brenda 3 muajve nga sot ata duhet të plotësojnë dokumentet, sipas ligjit në fuqi.

Dokumentet Për ndarjen e këstit të parë dhe të dytë është e nevojshme që më parë trashëgimtarët të dorëzojnë dokumentet e kërkuara, që janë përkatësisht kopje e letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë e trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë.

“Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politikë duhet të konfirmojnë në bankat përkatëse numrin e llogarisë bankare nëse është aktiv. Nëse nuk është aktiv, të hapin një numër të ri llogarie bankare, të cilin ta dërgojnë në sektorin e pagave dhe dëmshpërblimeve, duke shënuar numrin e dosjes të ish-të dënuarit politik”, thuhet në njoftimin e Financave, në të cilin jepen edhe disa saktësime.

Kështu, kur një prej përfituesve të radhës së parë dhe të dytë ka ndryshuar emrin ose mbiemrin, duhet dorëzuar edhe certifikata e lëshuar nga zyrat e Gjendjeve Civile për ndryshimin. Po ashtu, sipas Ministrisë së Financave, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe nuk zëvendësohet me vendim gjykate që shpall të vdekur individin.

E njëjta gjë vlen edhe për certifikatën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendësohet me certifikatë negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile. Trashëgimtarët kanë tre muaj afat për të bërë dorëzimin e dokumenteve. Pas këtij afati, gjasat janë që të fillohet me ndarjen e këstit të tretë.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Kriza financiare po vjen. Në 2018 do t’i ngjajmë frikshëm Greqisë”

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar nga kryeministri Edi Rama,...
Read More