fbpx

Kryesore

Ish-Presidenti Topi: Te Rama shoh shenja diktatoriale, Basha vuan influencën e Berishës!





               Publikuar në : 23:00 - 25/07/18 |
mapo.al

“Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën”. Kështu u shpreh kryetari i Frymës së Re Demokratike, njëherazi ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në Report Tv. Sipas Topit, Rama nuk ka zëra kundër në qeveri, por vendos vetë për gjithçka dhe kjo, shtoi ish-kreu i shtetit, e shtyn atë drejt sjelljes uzurpuese në pushtet.


“Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën. Në mandatin e dytë sillen ndryshe nga i pari. Në rastin e Ramës rëndon edhe më shumë. Në fushatë ishte në kërkim të një marrje ekskluzive të pushtetit dhe në bazën e kësaj fushate, njerëzit thonë se, fakti që kryeministri thotë se na kanë prishur punë të tjerët në qeverisje, atëherë po ia japim timonin të na drejtojë i vetëm. Përdori një term vulgar, tepsia, kazani. Çdo njeri nuk duhet të trembet, por duhet të luftojë, sepse i bën mirë edhe kryeministrit. Në këtë lloj ekzekutivi nuk ka zë të dytë. Kam edhe një këshillë shumë mirëqësore që unë do t’u bnëja politikanëve që të mos imitojnë me gjestikulacione liderin e tyre. Kjo ndodhte edhe me PD-në të cilët imitonin Berishën. Shoh ministra të qeverisë… Kam bindjen se nëse thonë njëherë jo, s’do jenë më aty, sepse ashtu është ndërtuar sistemi, listat në ekzekutiv janë ekskluzivitet i kryeministrit” thote ish presidenti Bamir Top.
Rezerva, Topi ka edhe për liderin e opozitës, Lulzim Basha, i cili sipas tij vuan ende në PD ndikimin e Sali Berishës. Sipas Topit, opozita duhet të ishte në terren, në kontakte të përditshme me qytetarët dhe jo përpara ekraneve apo në mbledhje të aleatëve.



“Për herë të parë dua të jap disa konsiderata, mund të konsiderohen edhe personale, por jo, janë politike. Z.Basha e kam takuar për herë të parë në janar 2005, kur ai erdhi në PD, unë isha kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Z.Basha ishte zgjedhur për të qenë në KOP, me një background, pamje dhe sjellje qytetarë. Pavarësisht situatave, këtë konsideratë s’e kam ndryshuar. Nuk e vlerësoj negativisht Bashën. Kur vjen puna politikisht, do kërkoja për interesat e vendit, një tjetër pozicion. Duket sikur ende Basha vuan influencën e Berishës. Ky është perceptimi im. Unë mendoj se kjo e dëmton. Aksioni opozitar duhet të jetë një aksion tjetër, jo më një opozitë deklaratash mediatike, apo mbledhje të aleatëve. Opozita sot duhet të jetë në terren|, komenton Topi
Ish-presidenti i Republikës e sheh me shqetësim mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ku si rrjedhojë e procesit të Vettingut, kjo gjykatë ka mbetur me vetëm dy anëtarë, krejtësisht jashtë funksionit.


“Kemi një vit pa Gjykatë Kushtetuese. E dini se çdo të thotë apo jo? Kemi pasur betejë të fortë Parlament-Presidencë, kur unë isha president dhe ndjehesha i qetë sepse kishim një gjykatë, me aq njerëz, 13 vetë, të cilët patjetër kanë një gjykim shumë profesional, të palidhur me politikën. Në vite kam parë që Gjykata Kushtetuese ka qenë me koshiencë e barazlarguar nga politika, nuk ka pasur vendime të forta politike në favor apo në dëm të një pale tjetër. Merrni në konsidedarëtë çështjen e detit në 2009, kur në qeveri ishte PD, aq sa është fgolur për lidhjekt poitike, duhet të kishte një vendim në favor të PD, por nuk ndodhi kështu. institucioni ësht ëinstitucion. Sesi duhet të rinovohet, unë janë në frymën e kësaj reforme, por duhet tëfillohet dhe reformohet pa prishur punën e institucioneve. Pa gjykatë kushtetuese do të thotë që disa vendime abuziviste të rrisin dozën e tyre në interes të politikë, apo personave të caktuar”, deklaroi Topi.


Etiketa: , , , ,

Pas