Irina Shayk drejt martesës…

bradley-cooper-and-irina-shayk

Ndërkohë që Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë një ndër çiftet më simpatike të Hollywood, ata preferojnë ta mbajnë sa më sekrete lidhjen e tyre, duke dalë shumë rrallë në publik së bashku.

Megjithatë sipas një burimi, çifti i famshëm po mendojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel pasi kanë nisur diskutimet për një martesë si edhe për fëmijë.

“Janë tepër të lumtur me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për E! News duke u shprehur se çifti shkon shumë mirë pavarësisht daljeve të rralla në publik. Aktori dhe modelja kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që në muajin maj 2015 por ata e bënë publike romancën në mars të këtij viti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vritet lideri separatist në lindje të Ukrainës

Një komandant rebel në lindje të Ukrainës është vrarë të mërkurën në...
Read More